Drejtori Tahiri, pasi falënderoi Kryetarin Berisha për pritjen, theksoi se Komuna e Fushë-Kosovës ka pasur një qasje strategjike dhe zhvillimore, duke u kthyer në qendër të rëndësishme ekonomike dhe në një qytetet që rritet dita ditës.
Zgjerimi i qytetit në përmasa të mëdha i ka krijuar kësaj komune përparësi dhe sfida, megjithatë angazhimi i vazhdueshëm i Kryetarit Berisha dhe ekipit do të bëjë që ky potencial të kthehet në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie. Përderisa sfidat duhet të adresohen në vazhdimësi nisur nga ambienti e problemet tjera, jo vetëm si nivel lokal por edhe nga institucionet qendrore, në mënyrë që një komunë mirëpritëse për familjet e reja siç është Fushë-Kosova të mund të rris kohezionin dhe zhvillimin.
Kryetari Berisha në shenjë mirënjohje për z.Tahiri dhe Institutin KLGI dhuroi një pikturë. Ky ishte edhe vlerësim për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin në avancimin e kapaciteteve dhe politikave të Komunës së Fushë-Kosovës.
Krejt në fund, ata diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit, me një agjendë përmbajtjesore për vitin 2017, në funksion të fuqizimit të politikave dhe programeve, duke mundësuar zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjes së kohezionit në një komunë model për mundësitë që ofron për banim./InfoKomuna/
Fushë Kosovë: Kryetari Berisha priti në takim Drejtorin e Institutit KLGI
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, në një takim të veçantë, priti Drejtorin Ekzekutiv të Institutit KLGI, z. Besnik Tahiri. Në fokus të takimit ishte fuqizimi i programeve dhe politikave qeverisëse në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.