Skenderaj: Lagjja "Syla" dhe "Feka" me rrugë të pakalueshme [Foto]

Rrugët e disa lagjeve të fshatit Çubrel të Komunës së Skenderajt janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa gjatë stinës së dimrit ato janë të pakalueshme dhe ua vështirësojnë jetesën qytetarëve të asaj ane.

Siç shihet në fotot e dërguara në adresë të InfoKomunës rruga që të qon te lagjja“Syla” dhe “Feka” është në gjendje të rëndë. Kjo rrugë nuk është e asfaltuar edhe pse u është premtuar banorëve para tetë vjetësh.

“Në Skenderaj në fshatin Çubrel qe 8 vjet është premtuar të shtrohet kjo rrugë, kur është shtruar rruga mes fshatit. Kjo është veç një rrugë nga tri të tilla që ka mbetur në këtë gjendje në Çubrel në lagjen ‘Kuqani’ dhe në rrugën e Lagjes ‘Buliqi'''.

“I kanë bërë edhe matjet dhe të gjitha, dhe kanë premtuar që para dimrit do të rregullohet, por kjo nuk është ka ndodh”, shprehet qytetari i cili ka dërguar foto në adresë të InfoKomunës.