Ansambli i Këngëve dhe i Valleve "Zëri i Kosovës" me medalje e mirënjohje kthehet nga Tirana

Fushë KosovëPostuar: 17:03 / 20.03.2017

Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova përveç pritjes madhështore që ju bë nga qindra të pranishëm, ishte i nderuar edhe me prezantimin e këngëve dhe valleve të luajtura para këtij publiku madhështor ku në prani të kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erjon Veliaj, Ansambli u nderua me medaljen dhe mirënjohjen kryesore nga z. Veliaj për prezantim të suksesshëm.

Për një performancë të shkëlqyer nga juria e këtij Festivali përkatësisht kryetari i jurisë z. Emir Dizdari, u vlerësuan edhe valltarët Bajram Ternava dhe Deshira Bekteshi, anëtar të këtij Ansambli si valltarët më të mirë të festivalit. /InfoKomuna/