Arrestohen katër persona të dyshuar për tentim grabitje në Fushë Kosovë

Fushë KosovëPostuar: 11:34 / 10.03.2017

Gjatë kontrollimit të automjetit policia ka gjet dhe konfiskuar: Një armë të tipit Ecol Special, 12 fishekë (7.65 mm), dy thika, dy maska, tri palë doreza, gjithashtu është konfiskuar edhe automjeti (Golf IV), i cili aktualisht po ekzaminohet nga njësitet përkatëse.

Personat e dyshuar: Labinot Bejtullahu,  22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, Egzon Meha, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, Nexhat Maloku 17-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe N.Z, 18-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë(grabitje).