Fushë-Kosova bart afro 2 milionë euro të hyra nga dy vitet paraprake

Fushë KosovëPostuar: 14:18 / 06.03.2017

Në mbledhjen e fundit, Kuvendit Komunal i është kërkuar që të miratojë bartjen e mjeteve nga të hyrat vetjake të vitit 2015 e 2016. Në total kjo shumë është 1 milion e 631 mijë e 761 euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas shefit të Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Naser Grajçevci, kjo shumë është sa 50 për qind e buxhetit të paraparë për investime kapitale. Ai këtë e quan papërgjegjësi e joprofesionalizëm nga ana e zyrtarëve komunalë.

Zyrtarët opozitarë thonë se kjo është bërë me qëllim nga pushteti i Fushë-Kosovës për të investuar tash në vitin zgjedhor.