Gjykata e detyron Fushë-Kosovën t’ua japë pagat 10 mësimdhënësve

Fushë KosovëPostuar: 09:10 / 09.05.2018

Dhjetë mësimdhënës të cilët ishin angazhuar në fillimin e vitit të ri shkollor 2017-2018 kanë marrë deri tashti vetëm tri paga. Të tjerat Komuna nuk kishte arritur t’ua siguronte.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Islam Shabani, thotë se vetëm po e presin vendimin edhe në formën zyrtare dhe pagat do t’u paguhen të gjitha.