Inspektorët në Fushë-Kosovë identifikojnë kyçje ilegale në ndriçimin publik

Fushë KosovëPostuar: 10:33 / 18.07.2017

Sipas tyre, persona të paautorizuar kanë bërë edhe kyçje ilegale në ndriçimin publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në disa njoftime të ndara të kësaj komune të postuara në uebfaqen zyrtare është folur edhe për debatin nëpër rrjete sociale për këtë çështje. Komunarët kanë kërkuar që të gjitha vërejtjet të adresohen në komunë.

“Inspektorët komunalë gjatë kryerjes së punëve inspektuese në terren kanë hasur në një dukuri negative të zhvilluar nga disa qytetarë të pandërgjegjshëm. Fjala është për dëmtim dhe kyçje ilegale të një pjese të ndriçimit në rr. ‘Hajrullah Zymi’ në Fushë-Kosovë nga disa persona të paautorizuar”, thuhet në njërin nga këto njoftime të Komunës së Fushë-Kosovës.

Në një njoftim tjetër, komunarët e Fushë-Kosovës thonë se komuna po bën punë të mëdha rreth ndriçimit publik.