Intensifikohen përpjekjet për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë

Fushë KosovëPostuar: 16:29 / 19.07.2017

Në këtë takim u diskutua rreth përfundimit të punimeve për vendosjen e gypit prej rezervuarit të KUR-it deri në rrjetin e Komunës së Fushë-Kosovës. U vendos që nesër të thërritet mbledhje e Bordit të KUR-it pasi që mjetet financiare i janë alokuar kësaj kompanie.

Po ashtu, u vendos që Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Financave të lejojnë fillimin dhe zhvillimin e procedurave të mëtejme që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet problemi i ujit në Komunën e Fushë-Kosovës. Presim që kjo çështje të rregullohet shumë shpejt. /InfoKomuna/