Komuna e Fushë-Kosovës fillon zhvendosjen në objektin e ri

Fushë KosovëPostuar: 10:37 / 10.01.2018

Abdullah Prebreza nga Komisioni i formuar për këtë çështje, ka thënë se ky proces do të vazhdojë gjatë tërë janarit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, në fillim do të zhvendosen drejtoritë që nuk janë të lidhura me internet, ndërsa krejt në fund do të zhvendosen drejtoritë e Financave, e Administratës dhe ajo e Kadastrës.

“Të enjten e javës së kaluar ka qenë pranimi teknik preliminar. Na kemi filluar me u zhvendos prej të premtes. Edhe kemi tërë janarin kemi me u zhvendos. Një herë shkojnë drejtoritë që nuk janë të lidhura me sistemin e internetit se sistemin-serverin duhet të fundit me bartë prej këtu. Kështu që tri drejtori Financa, Administrata dhe Kadastra barten në fund”, ka thënë Abdullah Prebreza.