Komuna e Fushë-Kosovës vlerësohet për menaxhimin e mbeturinave

Fushë KosovëPostuar: 15:45 / 21.06.2017

Në takim u bisedua për projektin e grumbullimit të mbeturinave, klasifikimit dhe përpunimit të tyre, transmeton InfoKomuna.

Ky projekt vjen si rezultat i performancës së mirë nga Komuna e Fushë-Kosovës e cila është përzgjedhur në mesin e 8 Komunave më të mira në Kosovë.

Projekti do të ofroj zgjidhje më efektive, më të qëndrueshme dhe me kosto më të ulët për menaxhim të mbeturinave.
/InfoKomuna/