MAPL financon projektin "Ndërtimin e tregut të hapur në Fushë Kosovë"

Fushë KosovëPostuar: 11:58 / 10.02.2017

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit “Ndërtimi i tregut të hapur në Fushë Kosovë”.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit për financimin e projekteve kapitale do të vazhdojë edhe me komunat tjera të Kosovës.