Milionat imagjinarë për Fushë Kosovën

Fushë KosovëPostuar: 12:12 / 27.09.2017

“Me ardhjen time në pushtet, dhe besoj se do të vi më 22 tetor, qeveria komunale do të jetë më e përgjegjshme, më transparente, më llogaridhënëse ndaj qytetarëve”, tha Zogiani.

Kandidati i AAK-së, Ahmet Grajqevci, tha se programi qeverisës i kësaj komune do të jetë i përqendruar tek uji, arsimi shëndetësia dhe bujqësia.

“Jemi të përqendruar te uji, arsimi, shëndetësia e bujqësia. Nëse do të jem kryetar i komunës së Fushë Kosovës në plan të parë do ta kemi Ligjin për Mbrojtjen e Komunës së Fushë Kosovës siç e ka edhe Obiliqi sepse jemi komunë e ndotur qoftë nga KEK-u qoftë nga automjetet meqë është rrugë tranzite përmes qytetit, prandaj ndotja është në nivel të lartë”, tha Grajqevci.

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje tha se do ta largojë korrupsionin nga Fushë Kosova.

“VV do të fillojë së pari me vendosjen e një mentaliteti të ri politik që është parë se është i vetmi subjekt që e përfaqëson e që do të jetë largimi i korrupsionit, vendosja e përgjegjësisë në komunë, llogaridhënia brenda komunës”, tha Zogiani.

Kryetari aktual i Fushë Kosovës Burim Berisha, tha se do të investohet në arsim  në shëndetësi e infrastrukturë.

Për katër vitet e ardhshme në arsim do të investojmë mbi 6 milionë euro. Në shëndetësi do të investojmë mbi 3 milionë euro. Infrastrukturë mbi 5 milionë, ambient 4 milionë, agrobiznes 1 milion, participimi 900 mijë euro. Gjithsesi mbi rreth 21 milionë. Do të ketë shkolla të reja, salla të reja, autobusë për nxënës, kuzhina por jo kifle- do të ketë pak më shumë. Do të ketë fusha të reja të sportit. Zgjerim të kapaciteteve në shëndetësi, pajisje të reja, shtëpi të reja të shëndetit. Do ta përmbyllim sistemin e asfaltimeve, kanalizimeve, ujësjellësve, trotuareve, ndriçimeve dhe gjithë ajo që shkon për infrastrukturë. Do t’i përmirësojmë lumenjtë, përroskat”, tha Berisha.

Driton Ademi nga subjekti NISMA tha se prioritet do të jetë ekonomia, zhvillimi social, urbanizmi dhe mbrojtja e mjedisit.

“NISMA në këto zgjedhje hyn me prioritetet e saj që janë zhvillimi ekonomik, zhvillimi social, urbanizmi dhe mbrojtja e mjedisit”, tha Ademi.

Isuf Ahmeti nga AKR paraqiti 10 pikat kryesore për qeverisjen e Fushë Kosovës.

“Si kandidat për Fushë Kosovë i kam përmbledh të gjitha në 10 pika, përmirësimi i jetesës së qytetarëve, sa i përket ujësjellësit kanalizimit ndriçimi, infrastruktura rrugore, punësimi, vende të reja të punës të cilat do ti krijojmë përmes një klime të favorshme, de politizimi i arsimit, përkrahje me bashkësitë fetare, punësim real dhe në fund krijimi i kushteve sa më optimale për bashkëqytetaret me nevoja të veçanta”, tha Ahmeti./Lajmi.net/