Në Fushë Kosovë sociologu jep matematikë

Fushë KosovëPostuar: 09:49 / 27.06.2017

Në të gjeturat e Auditorit thuhet se Komuna ka angazhuar me vendim dy mësimdhënës për lëndët e Gjuhës shqipe dhe Matematikë, në shkollën fillore e mesme e ulët ‘’Selman Riza‘’, në kohëzgjatje prej tre muajsh. Njëri mësimdhënës me kualifikim Bachellor i Sociologjisë është pranuar për lëndë të matematikës. Në anën tjetër, të punësuarve nuk u janë paguar kontributet pensionale dhe tatimi në pagë, siç kërkohet me Ligjin për tatimin në të ardhurat personale.

Ndryshe, auditori i ka rekomanduar kryetarit që t’i rishikojë rastet për të cilat janë angazhuar mësimdhënësit dhe të konsiderojë nëse angazhimet e tilla janë të përshtatshme për pozitat e caktuara. Në anën tjetër, të sigurohet se tatimet dhe kontributet janë paguar sipas ligjit në fuqi për tatimin në të ardhura.