Në Fushë-Kosovë vdes një person, u rrëzua nga ndërtesa ku punonte

Fushë KosovëPostuar: 09:21 / 24.05.2018

“Rreth orës 07:30 kemi marrë informacionin se në Fushë-Kosovë, nga një objekt ku po kryheshin punime, një person ka rënë nga lartësia”, ka thënë për Koha.net Agron Borovci, nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Pas marrjes së informacionit policia bashkë me ekipin e mjekëve kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

“Policia ka filluar veprimet nevojshme dhe ka iniciuar një hetim me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit”, ka shtuar Borovci.