Nënkalimin në Miradi e merr uji pas çdo reshje

Fushë KosovëPostuar: 22:41 / 08.04.2018

Por tash e tetë vjet, banorët e këtyre fshatrave ballafaqohen me problemin e njëjtë, grumbullimin e ujit sa herë që shkrihet bora apo ka të reshura, raporton Kohavizioni.

Nga pamundësia për ta përdorur nënkalimin, këmbësorëve u duhet të kalojnë përmes rrugës ku kalojnë veturat.

Për të shkuar në shtëpi, ata duhet të shfrytëzojnë nënkalimin e fshatit të më të afërt i cili është 2 metra më larg.

Nga viti në vit, ata kanë adresuar kërkesa, së fundi edhe përmes një peticioni, por që nuk u është ofruar asnjëherë ndonjë zgjidhje.

Në Komunën e Fushë Kosovës thonë se kanë kërkuar vendosjen e semaforëve.

Por një gjë e tillë është refuzuar nga ana e Ministrisë. Tash kësaj po i duhet të investojë 130 mijë euro, me të cilat do të ndërtojnë një mbikalim për këmbësorët.

Alternativa e vetme, sipas tyre, mbetet rregullimi i shtratit të lumit, për të cilin në Ministrinë e Mjedisit kanë bërë të ditur se është ndarë buxheti dhe projekti do të nisë në vitin 2019.