Persona të maskuar grabisin filialin e një banke në Fushë Kosovë

Fushë KosovëPostuar: 11:29 / 29.08.2017

Sipas Policisë, dy persona të maskuar dhe armatosur pasi kanë hyrë në një bankë, kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë grabitur një shumë parash të gatshme dhe pastaj me një motoçikletë janë larguar nga vendi i ngjarjes, raporton InfoKomuna.

Grabitja ka ndodhur dje në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë në ora 09:35.
Njësitet policore në një rrugicë kanë gjetur të djegur një motoçikletë, e cila dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit.

Të lënduar nuk ka, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /InfoKomuna/