Rrokulliset një cisternë me 10 tonë gaz

Fushë KosovëPostuar: 15:11 / 19.01.2018

I lënduar ka mbetur një person, ngasësi i automjetit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar një rrugë alternative për kalimin e automjeteve.

Veç policisë në vendin e ngjarjes janë edhe Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave dhe zjarrfikësit, kjo ngaqë ngarkesa e kësaj cisterne është e ndjeshme. Aktualisht gjithqka është nën kontroll ka bërë të ditur zëdhënesi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi “Përderisa gjatë fazës së përplasjes nuk ka pasur ndonjë ndezje, tanimë gjasat janë te ulëta për një gjë te tillë”.