Vjedhin pajisje elektronike në lokal, policia i arreston të dyshuarit

Fushë KosovëPostuar: 10:48 / 13.07.2017

Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në rrugën "Nëna Terezë" në Fushë Kosovë. Pas arrestimit, pajisja elektronike i është kthyer pronarit.

“Rr. Nëna Terezë – Fushë Kosovë, më 12.07.2017 18:50. Ankuesi mashkull K/Shqiptar informon se i ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj K/Rom te cilët kishin vjedhur pajisje elektronike në një lokal.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka arrestuar të dyshuarit. Pajisja elektronike iu ka kthyer pronarit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që pas intervistës të dyshuarit të lirohen, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.