Aktorët gjilanas pjesë e festivalit ndërkombëtar "Skupi Festival"

Postuar: 12:10 / 24.10.2018

Shfaqja e teatrit të Gjilanit “Im atë e donte Adolfin” e nis edicionin e 12 të festivalit ndërkombëtar “Skupi Festival”, i cili do të mbahet në hapësirat e Qendrës Kulturore për të Rinj – Shkup.

Paranisjes për në Shkup, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri i ka uruar suksese aktorëve të Gjilanit, duke besuar se do ta dëshmojnë nivelinprofesional në përfaqësimin e kulturës sonë në nivel të Republikës.

“Uroj që në Festivalin e Shkupit teatrit i Gjilanit ta dëshmoj nivelinprofessional në përfaqësimin e kulturës sonë në nivel të Republikës.Ardhja e Ersonit në krye të këtij insitucioni, e ka konfirmuar atë qëkam besuar që teatri i Gjilanit ta ketë një kalendar funksional qëdashamirët të kënë shfaqje çdo muaj, jo vetëm në janar”, ka thënëHaziri.

“Ky qytet ka kulturë teatrale dhe duhet t’i edukoj brezat e ri për të mos krijuar shkëputje. Kjo po ndodhë në mënyrëjashtëzakonisht të mirë, më një mënyrë të brenduar e organizuar.Programi për fëmijë ka qenë fascionues dhe mbrëmja e Halloween ështëdiçka e re që po pritet të ndodhë për herë të parë në Kosovë. Unëshpresoj që përfundimisht edhe statusi i aktorit dhe teatrit të zgjidhet këtë vit dhe do tqë hyjmë në garat ndërkombëtare me vlerat që i kemi”,shtoi Haziri.

Drejtori i teatrit të qytetit, Erson Zymberi, e kafalënderuar kryetarin Haziri për promovimin dhe mbështetjen e madhefinanciare që ky institucion të ketë sukses të madh.
“Sot është njëfestë për Gjilanin sepse jemi i vetmi teatër në nivel të Republikës qëpërfaqësojmë, jo vetëm komunën tonë, por gjithë Kosovën, duke marrëpjesë në festivalin prestigjioz ndërkombëtar “Skupi Fest”, në të cilinmarrin pjesë Italia, Bullgaria, Rumania, Serbia e Maqedonia. Teatri jonë e ka krijuar një pjekuri artistike dhe shfaqja do të arrij ta ketënivelin e vet garues dhe konkurrues dhe shpresojmë që të kthehemi më një çmim”, tha Zymberi.

“Im atë e donte Adolfin” është dramatizuarnga romani i Mehmet Krajës, në regji të Ilir Bokshit, ndërkaq luajnëaktorët: Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Emine Toska, Avni Shkodra, AliDemi, Gani Rrahmani, Safete Mustafa -Baftiu, Njomëza Kalaveshi, TringaHasani, Milot Sadiku, Gramos Kërqeli dhe Bashkim Nexhipi. /InfoKomuna/