Arben Zharku emërohet drejtor i QKK-së

Postuar: 16:59 / 16.02.2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi ka emëruar Arben Zharkun në pozitën e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Mandati i drejtorit është katërvjeçar dhe ky është mandati i dytë për Arben Zharkun, shkruan InfoKomuna.

Arben Zharku rreth këtij vendimit u shpreh: “Për katër vite që kam qenë në pozitën e drejtorit në QKK, kam punuar me përkushtim dhe pasion maksimal dhe besoj që do të mund të kontribuoj edhe më shumë në katër vitet e ardhshme, ku përveç tjerash, do të fokusohem në adaptimin e legjislacionit të Kosovës me shtetet e Bashkimit Evropian, angazhimin për futjen në funksion të Rregullores për Lehtësirat Financiare, lobimin për anëtarësimin e Kosovës në Eurimages dhe në Media Program etj.” /InfoKomuna/