Biblotekës së qytetit të Shtimes i shtohen tituj të rinj - donacion i MKR-së

ShtimePostuar: 17:47 / 29.12.2016

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bibliotekës së Qytetit i ka dhuruar 189 tituj të librave, si, libra shkencorë, romane, lektyra shkollore, proza etj.

Ky donacion është shumë i rëndësishëm për DKRS-në sepse dita ditës Biblioteka e Qyetit po pasurohet me tituj dhe libra të rinj që do të ndikojë edhe në shtimin e numrit të lxuesve.

Sipas drejtoreshës së DKRS, Fatmire Ferati, tani në Bibliotekën e Qytetit është rregulluar edhe salla e leximit, falë angazhimit të institucioneve komunale dhe vullnetit të bizneseve që ndihmuan në realizim e kësaj sale, e cila gjindet në hapësirat e Bibliotekës, në Objektin e ndërtesës “Fitorja” rr.Skender Salihaj.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport falenderon institucionet, bizneset dhe të gjithë ata që dhuruan libra për Biblioteken e Qytetit të Shtimes./InfoKomuna/