Libra pa pagesë nga biblioteka për nxënësit e Deçanit

DeçanPostuar: 15:29 / 16.11.2017

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Deçanit, Sami Cacaj, nxënësit që shfrytëzojnë Bibliotekën Komunale “Dëshmorët e Lirisë” do të jenë të liruar nga pagesa.

Në bazë të nenit 55 pika 20 të Statutit të Komunës së Deçanit, kryetari i kësaj komune Sami Cacaj  mori vendim për lirimin nga pagesa për nxënësit që shërbehen me libra nga biblioteka komunale “Dëshmorët e Lirisë” në Pallatin e kulturës në Deçan, raporton InfoKomuna.

“Lirohen nga pagesa tarifa të gjithë nxënësit e Komunës së Deçanit të cilët shërbehen me literaturë në Bibliotekën Komunale e cila gjendet në Pallatin e Kulturës ‘Jusuf Gërvalla’ në Deçan. Për realizimin e këtij vendimi do të kujdeset Drejtoria për Kulturë ,Rini dhe Sport e KK-Deçan. Vendimi hyn në fuqi ditën e miratimit dhe vlen deri në një vendim tjetër të kryetarit”, thuhet në vendim. /InfoKomuna/