Mbahet manifestimi tradicional "Zëri i Vëllazërisë"

DeçanPostuar: 12:20 / 10.04.2018

Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, në bashkëpunim me Shoqatën atdhetare “Dukagjini” nga Shkodra, kanë shfaqur një program të pasur kulturo –Artistik në Deçan.

Manifestimi  Tradicionalë "Zëri i Vëllazërisë"  në bashkëpunim me Shoqatën atdhetare “Dukagjini”edhe ketë vite ka nisur rrugëtimin tij nga qyteti  në qytetet tjera duke organizuar program të pasur kulturo-artistik. Ketë vit  kjo shoqatë  të gjitha manifestimet do ti shënoi  për nderë të vitit të Gjergj-Kastiotit Skënderbeut.

Aktor, valltarë, këngëtar, poet, njerëz të kulturës që përbejnë shoqatën "Martin Dreshaj" në bashkëpunim me Shoqatën atdhetare “Dukagjini” nga Shkodra, janë pritur nga i pari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë, ku bashkë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosë kurora më lule në Kompleksin Memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan.

Më ketë raste i pari i komunës së Deçanit  Bashkim Ramosaj, nder të tjera tha së "kur bëhen bashkë të gjitha trojet shqiptarë padyshim se sjellin edhe emocion të veçantë, vet prezenca juaj sot këtu më bën të ndihëm mirë.

"Më programin tuaj besoj që secili nga ne do të përjetoj emocion të veçantë. U jam shumë mirënjohës dhe shumë falënderues që më dhatë mundësinë që sot të ju drejtohem juve, e thellë brenda vetes po e ndjej që po i drejtohem terë Atdheut. Këto aktivitete këtë vit bartin vulën e Gjergj Kastriotit në kuadër të shënimin të 550 vjetorit të  vdekjes së kryeheroit tonë Kombëtarë’’, tha kryetari Ramosaj.

Me programin e tyre para artdashësve dhe publikut Deçanas u prezantuan ShKA "Liria" nga Malësia e Madhe, Shoqata atdhetare "Dukagjini" nga Shkodra, Grupi  i folklorit "Shpëtimi" nga Medvegja, këngëtari Ismet Dema etj. /InfoKomuna/