Misteri në freskat e Manastirit të Deçanit

DeçanPostuar: 16:08 / 26.12.2015

Rrëfimi për Krishtlindjet kishte nisur kur tre burra të mençur panë diçka të çuditshme në qiell dhe vendosën ta investigojnë, shkruan Lee Speigel në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Kushdo që e ka parë një UFO,lehtë mund ta ndërlidhte me atë që ata burra të mençur mund ta kenëmenduar, dhe kjo është ajo çfarë i bën imazhet e këtyre pikturave kaqbindëse.

Është e lehtë të pyetesh pse artistët e para kaq shumë shekujsh dukettë kenë qenë të obsesionuar me përfshirjen e këtyre objekteve në skenatqë lidheshin me rrëfime për lindjen e vdekjen e Jezu Krishtit.

Shembulli i parë këtu është një mural ose freskë “Kryqëzimi” e vitit1350, e realizuar nga një artist i panjohur, e që ndodhet në Manastirin eDaçanit në Kosovë. Dy objekte me pamje të çuditshme me “pilotët” mundtë shihen në qiell, në të dyja anët e Jezusit.

“Sado të çuditshme që mund të duken, detajet në seksionet e sipërmetë anës së majtë dhe të djathtë në freskën në Kosovë, në sytë modern,ato, në fakt, u referohen diçkaje veçse familjare: Diellit dhe Hënës”,thotë Dennis Geronimus, profesor i asociuar i artit italian tëRenesancës dhe udhëheqës i Departamentit të Historisë së Artit nëUniversitetin e New Yorkut.

“Gjëja e pazakonshme, për ndjesinë tonë,padyshim se qëndron te fakti se dy trupa qiellorë personifikohen nga dyfigura të përkulura, duke prodhuar njëfarë efekti të tipit ‘njeriu nëhënë’”, ka thënë Geronimus për “Huffington Post”, nëpërmjet e-mailit.

/koha.net