Muzeu Etnologjik i Dragashit me eksponatet e banorëve

DragashPostuar: 10:35 / 17.06.2016

Dragashi shumë shpejt do të bëhet me një Muze Etnologjik. Një muze i tillë po themelohet nga vetë banorët e kësaj pjese ngritur në kufi ndërmjet dy trojeve, të Opojës dhe Gorës.

“Qytetarët po i falin Muzeut eksponatet e tyre familjare për t’i lënë ato të flasin mbi të kaluarën e krejt kësaj krahine të pasur etnografike. Sot, aty janë mbledhur qindra ekspozita që shpejt do të bëhen të vizitueshme për publikun”, ka shkruar në Facebook, Sali Shoshi nga Culture Heritage Without Borders – Trashëgimia Kulturore Pa Kufij.

Muzeu, për më tepër, duket se po e shpëton një hapësirë të braktisur publike, duke bërë kështu arti të inkuadrohet brenda një pjese të harruar e gati të rrëzohet në këtë pjesë, transmeton KultPlus.com

Në një kënd do të ekspozohen veshjet tradicionale opojare dhe gorane, të cilat i përkasin shekullit XIX dhe XX-të. Në dhomën e artit popullor paraqitet mjeshtëria artizanale kombëtare e zbatuar në objektet e materialit të dheut, drurit dhe metalit.

Ato janë kryesisht eksponate që përdoreshin në ekonominë shtëpiake, të punuara nga mjeshtërit shqiptarë me teknikë dhe elemente të veçanta dhe me motive vendore.

PrizrenKomente: 0 Hapet Panairi i librit "Prizreni 2019" 12:16 / 18.07.2019 Në hapësirat e Kejit pran Urës së Gurit në Prizren të mërkurën është bërë hapja e edicionit të 11-të të Panairit të librit "Prizreni 2019", ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.