Dua Lipa, koncert në Prishtinë më 10 gusht

Postuar: 15:35 / 23.02.2018

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar listën e koncerteve të verës dhe në mesin e qyteteve botërore në të cilat do të performojë është edhe Prishtina.

Krijuesja e hitit “New Rules”, do të jetë në Prishtinë më 10 gusht për koncertin “Sunny Hill”.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova është shpallur Artisja më e mirë në Brits Awards ndërsa mori edhe çmimin për “Depërtimin më të suksesshëm”.