“E vërteta për Nolin” nga Entela Komnino vjen në Prishtinë

Postuar: 15:47 / 12.02.2018

Entela Komnino, e njohur si gazetare në televizionin publik shqiptar, doktore në Letërsi, është autorja e librit më të fundit për Fan Nolin me titullin "E vërteta për Nolin".

Libri i promovuar së pari në Ministrinë për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, e më pas edhe në Universitetin e Tetovës, do të jetë në duart e lexuesve të  Kosovës që nga dita e premte kur në Prishtinë do të bëhet paraqitja e tij.

Promovimi i "E vërteta për Nolin" në Kosovë bëhet nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës më 16 shkurt.