Fëmijët e Suharekës me ekspozitën e pavarësisë

Postuar: 10:46 / 16.02.2018

Aktivitetet në kuadër të 17 shkurtit – Ditës së shpalljës së Pavarsisë, në Komunën e Suharekës kanë filluar me ekspozitën me punime nga nxënësit e Shkollave fillore të Komunës sonë.

Në hapjen e ekspozitës ishte nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, e cila pasi ka uruar nxënësit pjesmarrës në ekspozitë, më pas ka premtuar se Komuna do të përkrahë aktivitete të këtij lloji sa here që nxënësit do të organizojnë.

Ekspozita është hapur në ambientet e Qendrës së rinisë “Shtëpia e Felbahut”, ndërsa për më të merituarit janë ndarë edhe mirënjohje në emër të Shoqatës “Naim Bekteshi”, të cilat i kanë ndarë së bashku drejtori për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë Beqir Berisha dhe Genc Bekteshi, kryetar i Shoqatës “Naim Bekteshi”. /InfoKomuna/