Gjithçka gati për shënimin e 50 vjetorit të AKV-së “Kastriotët”

FerizajPostuar: 10:50 / 30.08.2017

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim zyrtar, këshillin organizativ për shënimin e 50 vjetorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” në Ferizaj.

Me këtë rast kryetari Svarqa, ka thënë se jubileu i këtij ansambli duhet të shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme për faktin se ky Ansambël ka bërë punë të madhe edhe në kohëra më të vështira, përcjell InfoKomuna.

Nga ana tjetër Xhevdet Shabani, kryetar i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” si dhe kryetar këshillit organizativ u shpreh se ditëve të fundit po merren me organizmin e spektaklit të madh artistik, me ç’rast kanë ftuar edhe shumë soliste dhe solistë që kanë kaluar me veprimtarinë e tyre ne këtë ansambël.

U bë e ditur se spektakli muzikor i këtij jubile do të jetë sa më madhështor. U bë e ditur se ky aktivitet pritet të mbahet me 30 shtator. /InfoKomuna/