"Piramida" e Kadaresë, në skenën e Ferizajt

FerizajPostuar: 22:08 / 29.09.2016

Në Teatrin e qytetit të Ferizajt, u shfaq premiera e shfaqjes “Piramida”.

E dramatizuar nga Bardh Frangu e regji të Fatmir Hysenit “Piramida” e Ismail Kadaresë të enjten mbrëma është ngjitur në skenën e Teatrit të Ferizajt, shfaqje kjo në të cilën luajtën aktorët: Nexhat Xhokli, Edona Berisha Bekteshi, Jajush Ramadani, Arben Marevci, Sherif Bega, Milot Salihu, Ali Krasniqi, Ekrem Jakupi, e Dashnim Rexhepi.

Në këtë shfaqje kishte edhe pjesë korale, ndërsa përcillej edhe me violinë nga violinistja Eliona Raqi.

Skenografia e kësaj shfaqje ishte punuar nga Fatmir Hyseni kurse kostumet nga V&K – Vlora& Kaltrina.
Sipas regjisorit të kësaj shfaqje Fatmir Hysenit teksti është dramatizuar nga Bardh Frangu, ndërsa prologu është një poezi e poetit Besim Zymberit.

Shfaqja është përkrahur nga Ministria e Kulturës, si dhe Komuna e Ferizajt. U bë e ditor se shfaqja “Piramida” do të shfaqet edhe në kuadër të Festivalit të Teatorëve të Kosovës që do të mbahet në muajin tetor në Ferizaj, ku i ftuar do të jetë edhe shkrimtari Ismajl Kadare.

Romani “Piramida” e Bardh Frangu e kishte dramatizuar edhe në vitin 1993, kurse kjo vepër ishte botuar në variantin e një novele. Atë vit qyteti i Ferizajt kishte zen vendin e parë në Festivalin e Teatrove të Kosovës që u mbajt në Prizren.

Tani kjo shfaqje erdhi në variantin e dytë i dramatizmit të Ismajl Kadaresë, brenda se cilës si kishte dhunën e pushtetit karshi qytetarit , përkatësisht rrënimit të mirëqenies në dobi të autoritarizmit , fenomen ky i përhershme në botën e njerëzimit./InfoKomuna/