Qendra e Kulturës zëvendëson Kinemanë e qytetit,shfaqen filma çdo javë

FerizajPostuar: 16:40 / 15.10.2016

Të rinjtë e klubit "Rin’ON" në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës në Ferizaj kanë filluar më një projekt që rinisë së Ferizajt t’i kompensojnë mungesën e Kinemasë.

Në këtë Qendër  kanë filluar të shfaqen filma për rininë ferizajase. Filmi i shfaqur në sallën e kësaj qendre  bëri që të grumbulloi mbi 200 të rinjë ferizajas.

“Ne për çdo javë, në mungesë të kinemasë në qytetin tonë shfaqim filma në Qendër të Kulturës për një rini aktive që sado pak ti largojmë nga kafenetë dhe të shfaqim filma edukativ dhe një qëllim  të mirë për rini” tha  Driton Nuha nga klubi “Rin’ ON”

“Të rinjtë ferizajas po e bëjnë traditën e javës filmike, çdo të premte në Qendrën e Kulturës. Kënaqësi të shohësh aq shumë të rinj që i përgjigjen organizimeve tona. Klubi Rin’ON ka merita të mëdha me përkrahjen tonë.

Ne nuk dimë më mirë t’i mbushim sallat, madje pa asnjë shpenzim material, të gjitha në mënyrë vullnetare. Mu për këtë, kjo rini ka perspektivë të ndritshme!. Vazhdojmë me punë të hajrit së bashku me të gjithë të rinjtë.” ka thënë Agon Zhinipotoku, zyrtar rinor.