Rrënohet oxhaku i ish-kombinatit të drurit, që konsiderohej monument i Ferizajt

FerizajPostuar: 10:27 / 05.02.2018

Oxhaku i mbetur i ish-kombinatit të drurit “Tefik Çanga” në Ferizaj është bërë rrafsh me tokë. I konsideruar monument që simbolizonte periudhën e suksesshme të zhvillimit ekonomik të këtij qyteti pas Luftës së Dytë Botërore, ky oxhak, të premten e javës që shkoi, u rrënua nga një buldozer për t’i lënë vend një kompleksi privat

Në muajin maj të vitit 2017, oxhaku i ish-kombinatit të drurit që u privatizua pas luftës së fundit në Kosovë, ishte bërë pjesë e muraleve të njohura të Ferizajt. Në edicionin e dytë të “Mural Festit” që për temë kishte mbrojtjen e mjedisit, oxhaku ishte bërë me një mural me ngjyra të ylberit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Organizatorët e “Mural Festit” që kanë qenë të pranishëm derisa është rrënuar oxhaku, kanë thënë se oxhaku është rrëzuar shkaku i rrezikut nga shembja dhe se nuk e dinë nëse Komuna ka dhënë leje për rrënim.

Të dielën, gazeta ka provuar ta kontaktojë pronarin e “Rubin Invest” dhe përfaqësuesit e Komunës së Ferizajt, por nuk kanë dhënë përgjigje.
Komente: 0 Arben Zharku emërohet drejtor i QKK-së 16:59 / 16.02.2018 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi ka emëruar Arben Zharkun në pozitën e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Komente: 0 Dua Lipa s’ka pasur ftesë zyrtare për Ditën e Pavarësisë 10:01 / 21.02.2018 Dua Lipa nuk ka pasur ftesë zyrtare nga institucionet e vendit që të performojë në Prishtinë në Ditën e Pavarësisë. E për më tepër, as që është biseduar për ndonjë kosto që ajo t’i përgjigjej ftesës.
Komente: 0 Fëmijët e Suharekës me ekspozitën e pavarësisë 10:46 / 16.02.2018 Aktivitetet në kuadër të 17 shkurtit – Ditës së shpalljës së Pavarsisë, në Komunën e Suharekës kanë filluar me ekspozitën me punime nga nxënësit e Shkollave fillore të Komunës sonë.