”Fieri 2018″ bashkon 100 botues nga trevat shqiptare

Postuar: 16:16 / 10.05.2018

Rreth 100 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi po marrin pjesë edicionin e 5-të të panairit kombëtar të librit “Fieri 2018”, që u çel sot në sheshin qëndror të qytetit.

Në ceremoninë e hapjes sëpanairit ishin të pranishëm personalitete të letrave nga bota akademike, shkrimtarë, studiues, qytetarë, nxënës, etj. Në panairin “Fieri 2018”,janë prezantuar 5 mijë tituj librash, nga të cilët 1500 janë të rinj.

Gjatë ditës të panairit do të organizohen konferencat shkencore si:

“Figura e Skënderbeut në letërsinë shqipe e të huaj”,
“Jorgo Bulo, ‘magjistari’ i fjalës së mençur”, me rastin e 79- vjetorit të lindjes
“Universalja në veprën e Petro Markos”
“Shkrimtaret femra në letërsinë shqipe”

Tryezë e rrumbullakët: “Data dhe Personalitete” – kolazh me krijime tëautorëve shqiptarë e të huaj, që kanë përvjetorë lindjesh dhe vdekjesh

Po ashtu do të promovohen një numër i lartë librash si; “Shkrimtar imajave letrare-Mbi prozën e Zija Çelës”, “Njëfarë Z. Piekielny” (“Uncertain M. Piekielny”) të Francois-Henri Désérable. Përkthyes: UrimNerguti, “Urtia e fjalës” të akademik Ali Aliut, “Zjarr dhe tërbim”Jenny Han, “Gusht 1914” të autorit rus, Aleksandër Sollzhenjicin,“Anatomia e një krize financiare 2008-2018’ të autorit AdrianCivici,”Ditari i maces”, Shkëlzen Zalli, “Arti i bisedimeve”, të autorit Jakup Krasniqi, “Këngë të Solomonit”, të autorit Sadik Bejko,  etj.

Pjesë e aktiviteteve të ditës së sotme të panairit është edhe takimi me studiuesin dhe shkrimtarin Nasho Jorgaqi.

Panairi i librit do të qëndrojë i hapur deri më 13 Maj. Dita e fundit do tëkurorëzojë me çmim 4 autorët më të mirë të vitit në një ceremoniorganizuar për këtë rast.