Filmi "Në mes" përfaqëson Kosovën në "Berlinale"

Postuar: 15:19 / 04.02.2019

Në zyrat e reja të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të hapura në Prizren, ministri Kujtim Gashi ka pritur në takim regjisorin e filmit “Ne Mes”, Samir Karahodaj dhe Eroll Bilibani producent i filmit, i cili do të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmave të shkurtë “Berlinale Shorts”.

Ministri Gashi me autorin Karahodaj dheproducentin Bilibani, biseduan në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës nëFestivalin e Filmit në Berlin, dhe e konsideruan se ky është prezantimmë i mirë i shtetit të Kosovës, ku përmes artit filmik prezantohet jovetëm kultura e vendit por edhe realiteti në të cilin jeton shoqëria nëRepublikën e Kosovës.

“Është një arritje dhe sukses ijashtëzakonshëm i Kosovës që të marrë pjesë me një projekt filmik në një festival prestigjioz siç është ‘Berlinale’ dhe si MKRS jemi shumë tëlumtur që kemi përkrahur këtë film, i cili do të na përfaqësojë si Kosovë dhe uroj që mos të kthehemi pa ndonjë çmim nga Gjermania”, tha mestjerash ministri Gashi.

Ministri tha se MKRS-ja ka rriturndjeshëm buxhetin për Qendrën Kinematografike të Kosovës i cili ështëinstitucioni kryesor në vendin tonë, i cili përkrah prodhimin e filmit në Kosovë.

“Me pjesëmarrjen e filmave që janë krijim dhe prodhim iKosovës nëpër festivalet më prestigjioze në botë, fakton se artistët nga Kosova kanë potencialë dhe tashmë është ndërtuar një traditë cilësore në fushën e filmit tek ne”, shtoi tutje ministri.

Ai njoftoi mysafirët se përkrahja për projektet kulturore është rritur dhetani MKRS ndodhet në procesin e vlerësimit të projekteve për këtë vitdhe shumë shpejtë do të bëhen publike rezultatet.

E në kuadër tëkësaj, MKRS-ja, çdo vit ka mbështetur financiarisht Dokufestin si njëndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore jo vetëm në vend por edhe nërajon, u shpreh ministri.

Ndërkaq, autori i filmit, SamirKarahodaj shprehi falenderim për mbështetjen të cilin i ka ofruarministri Gashi në projektin e tij, duke theksuar se ndjehet tepër ilumtur që Kosova përmes filmit të tij do të përfaqësohet për herë tëparë në garën ndërkombëtare të filmave shkurtë “Berlinanle Shorts”.

"Përzemërsisht dua të falënderoj secilën protagonist pa të cilët ky film nuk do bëhej i mundur", u shpreh Karahodaj.