Përfundoi Festivali i parë Ballkanik i Folklorit "Fushë Kosova 2017"

Fushë KosovëPostuar: 14:50 / 19.10.2017

Fushë Kosova për dy ditë ishte nikoqire e Ansambleve dhe grupeve nga disa vende të Ballkanit. Në prani të qindra adhuruesve të këngës dhe valles shqipe, grupet shpalosen vlerat dhe kulturat e vendeve prej nga vinin. Ishin artistët e këngës dhe valles ata që performuan me paraqitjet e tyre brilante.

Juria profesionale në përbërje, prof. Emir Dizdari nga Tirana – kryetar, dhe prof. Fahredin Spahija e Dilaver kryeziu, në përfundim të festivalit veçuan më të mirët e këtij festivali.
Çmimi special i takoi Ansamblit “Gjilani” nga Gjilani, Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Shote Galica” u nderua me çmimin “Ansambli më i mirë”, Koreografia më e mirë i takoi Ansamblit “Kocani” nga Maqedonia, valltari më i mirë u shpall Fevzi Edipi nga ansambli “Shqiponjat” Shkup.

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e komunës së Fushë Kosovës dhe këshilli organizativ i këtij Festivali pas përfundimit vlerësuan lartë punën dhe të gjithë akterët pjesëmarrës të këtij festivali duke konkluduar se ky Festival ja ka arritur qëllimin dhe se në të ardhmen do të jetë tradicional.

/InfoKomuna/