Prezantim mbresëlënës i AKV “Zëri i Kosovës” në Kroaci

Fushë KosovëPostuar: 13:43 / 10.07.2019

Ansambli "Zëri i Kosovës" është kthyer në Fushë-Kosovë me dy çmime kryesore nga Festivali Internacional i Folklorit, i cili u mbajt në Velika Gorica në Zagreb të Kroacisë.

Çmimi për ‘Koreografinë më të mirë’ dhe ai për ‘Interpretimin instrumental’ ishin dy çmimet kryesore të këtij festivali që i rrëmbeu ansambli nga Fushë-Kosova në mesin e shumë shteteve evropiane pjesëmarrëse në këtë festival prestigjioz.

Krenaria e Fushë-Kosovës, AKV “Zëri i Kosovës”, edhe një herë dëshmoi se janë të denjë për festivale internacionale dhe botërore.

Urimet dhe përgëzimet shkojnë për këta artist që me dinjitet po e përfaqësojnë jo vetëm Fushë-Kosovën por edhe shtetin e Kosovës.

Investimet e DKRS-së në këta të rinj po kthehen me suksese dhe shpërblime të njëpasnjëshme. /InfoKomuna/

PrizrenKomente: 0 Hapet Panairi i librit "Prizreni 2019" 12:16 / 18.07.2019 Në hapësirat e Kejit pran Urës së Gurit në Prizren të mërkurën është bërë hapja e edicionit të 11-të të Panairit të librit "Prizreni 2019", ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.