Zbulohen themelet e një shtëpie romake pranë Apolonisë

Fushë KosovëPostuar: 13:35 / 02.07.2015

Themelet e një shtëpie që i përket periudhës romake kanë dalë në dritë gjatë punimeve për ndërtimin në rrugën Fier-Vlorë. Banesa e ndërtuar në shekullin e parë mendohet të ketë qenë rreth 400 metra katror, ndërsa interesant është fakti se objekti ndodhet vetëm tre kilometra larg qytetit antik të Apolonisë.

Arkeologu Vangjel Dimo jep më shumë detaje lidhur me këtë zbulim, të cilin e quan një dëshmi të rëndësishme të lashtësisë dhe periudhës romake. Ndërkohe lidhur me vendimin për të ndryshuar drejtimin e rrugës, arkeologu shprehet se vendimi duhet te merret nga instancat përgjegjëse.Zbulimi është bërë nga punonjësit e firmës që po ndërtojnë këtë segment rrugor.