"Zëri i Kosovës" i sukseshëm në Festivali Mbarëkombëtar "Këngë Jeho 2017"

Fushë KosovëPostuar: 10:25 / 12.07.2017

Festivali Mbarëkombëtar i 21-të me radhë “Këngë Jeho 2017” mbajtur në Strugë, përfundoi me ndarjen e mirënjohjeve dhe vlerësime nga etnomuzikologë, artistë e koreografë nga trevat gjithë- shqiptare.

Në mesin e 12 grupeve dhe ansambleve nga të gjitha trevat shqiptare, Ansambli “Zëri i Kosovës” ishte ndër ansamblet që la mbrapa të tjerët si me lojën ashtu edhe me koloritin e veshjeve që u paraqitën në skenë.

Ansambli “Zëri i Kosovës” u mirëprit dhe u duartrokit gjatë nga të pranishmit dhe mysafirë e turist të shumtë.

Koreografia e Dilaver Kryeziut solli para të pranishmëve vallet “Kolazhi” dhe “Vallja e Babës” që i dhanë një shkëlqim skenës së Strugës.

Edhe kësaj radhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sport ishte afër këtij ansambli duke i mundësuar pjesëmarrje në këtë ngjarje kulturore.
/InfoKomuna/

VushtrriKomente: 0 Pezullohen punimet në Kalanë e Vushtrrisë 12:43 / 19.07.2017 Operatori privat nga Vushtrria që ka marrë në shfrytëzim Kalanë nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve përkohësisht ka pezulluar punët në realizimin e projektit sipas kontratës.
FerizajKomente: 0 Ferizaj me aktivitete kulturore për mërgimtarët 14:23 / 18.07.2017 17 aktivitetet kulturore do të shoqërojnë mërgimtarët në mjedise të ndryshme.Komuna e Ferizajt edhe sivjet ka përgatitur një agjendë të ngjeshur kulturore për nder të mërgimtarëve të cilët po i kalojnë pushimet në vendlindje, transmeton InfoKomuna.
KaçanikKomente: 0 Kaçaniku mirëpret mërgimtarët me aktivitete të ndryshme 12:34 / 20.07.2017 Me moton “Ti je pjesë e atdheut” nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, komuna në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “ Kaçaniku”, organizon një mori aktivitetesh për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë.