Gjilani themelon Qendrën Kulturore Evropiane

GjilanPostuar: 15:43 / 09.05.2020

Në Ditën e Evropës, Komuna e Gjilanit ka themeluar sot Qendrën Kulturore Evropiane.

Kjo qendër ka të fuzionuar bibliotekën regjionale Fan S. Noli, Galerinë e Qytetit, Muzeun e Qytetit, biblioteka e qytetit “Beqir Musliu” (në themelim), klubin e lexuesve të bibliotekës “Agon Musliu”(në themelim) e aktivitete e organizata joqeveritare me orientime evropiane e kulturore.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Deniza Limani, ka thënë se për shkak të pandemisë nuk kanë arritur ta përmbyllin pjesën formale, por ceremonia do të organizohet menjëherë pas pandemisë.

Selia e Qendrës Kulturore Evropiane do të jetë në objektin e bibliotekës, meqë ndërtimin e këtij objekti e ka mbështetur BE dhe Komuna. /InfoKomuna/