Rreth 23 mijë euro i ndahen Teatrit

GjilanPostuar: 16:25 / 30.03.2017

Kuvendi Komunal i Gjilanit, të enjten, në seancën e tretë për këtë vit, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e stafit teknik dhe aktiviteteve socio-kulturore në Teatrin e Gjilanit.

Mjetetpër subvencionimin e stafit teknik dhe aktiviteteve socio-kulturore në teatër, kapin vlerën prej 22.416 euro, shkruan InfoKomuna.

Shpresa Kurteshi, asambliste e LDK-së ka thënë se kërkesaështë përkrahur në Komitetin përkatës dhe ka sqaruar se nga kjo shumë, 19 mijëeuro janë të planifikuara për pagat e stafit teknik, ndërsa pjesa tjetër, përpajisje dhe shërbime tjera në teatër. 

/InfoKomuna/