Vazhdon manifestimi tradicional "Ditët e Agimit 2017"

GjilanPostuar: 08:59 / 02.05.2017

Vazhdon manifestimi tradicional “Ditët e Agimit 2017”, që mbahet në Zhegër të Gjilanit, kushtuar dëshmorit Agim Ramadani.

Gjatë ditës së sotme do të mbahet “Muza e Agimit” dhe ora e madhe letrare, në ora 15:00 dhe turneu në hendboll në ora 17:00, shkruan kp.

Manifestimi ka filluar dje dhe do të vazhdojë edhe nesër me aktivitete të ndryshme.