Nisin gërmimet arkeologjike në Vuqak të Drenasit, dalin gjurmë të ekzistimit të Kalasë

GllogocPostuar: 15:45 / 29.08.2017

Kanë filluar gërmimet arkeologjike në Vuqak të Drenasit. I gjithë procesi i gërmimit po udhëhiqet nga ekipi i Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe profesorëve nga Universiteti i Prishtinës në përbërje prof. Arben Hajdari dhe arkeologët: Premtim Malaj, Arjanit Buçinca, Sali Islami dhe Shafik Gashi.

Hulumtimet e para nxjerrin në pah gjurmë të qarta të ekzistimit te Kalasë dhe objekteve tjera përcjellëse që para periudhës se mesjetës. Ato janë dëshmi e qartë e ekzistimit të vendbanimeve shumë shekuj më parë në këtë zonë.

Drenica përbën një zonë me shumë interes për hulumtimet arkeologjike dhe në të ardhmen mundë të kthehet në një nga zonat më të rëndësishme turistike të Kosovës.

Lajmin për fillimin e gërmimeve në Vuqak e ka dhënë ministri në detyrë Ferat Shala i cili vjen nga ky vend. Ai gjatë luftës ka qenë komandat i njësitit “Pëllumbi” që ka mbuluar këtë territor.

Komente: 0 Shtatë propozime për çmimin “Azem Shkreli” 13:46 / 23.01.2018 Shtatë propozime për çmimin kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli”, i janë adresuar Ministrisë së Kulturës në konkursin që sivjet, për dallim prej viteve të kaluara - kur nominimet është dashur të bëhen vetëm nga ndonjë...