“Guerilla Art Festival” synon t’i korrigjojë hapësirat publike

Postuar: 10:48 / 23.08.2017

Objekti i Fakultetit të kimisë dhe ai i arkitekturës, rruga “Luan Haradinaj”, disa mure të vogla në kryeqytet dhe punëtoria për grafit në “Termokiss”, janë vende në të cilat festivali “Guerilla Art Festival” do ta shtrijë aktivitetin e tij.

Këto lokacione do të bëhen me murale, në edicionin e tretë të festivalit, që do të mbahet midis datave 10 dhe 17 shtator, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Agon Xhelilit, drejtor i projektit të “Guerilla Art Festival”, misioni i këtij festivali do të jetë korrigjimi i hapësirave publike.

“Festivali këtë vit do të vazhdojë misionin e tij në shndërrimin e hapësirave publike në atraksione publike përmes aktiviteteve”, ka thënë Xhelili.