Nderohet me "Mirënjohje" veterani i arsimit Abdylxhelil Kaloshi

Hani i ElezitPostuar: 16:06 / 13.09.2016

Kyetari i komunës Rufki Suma priti sot në takim rasti Abdylxhelil Kaloshi, ish Arsimtarë në SHFMU ”Veli Ballazhi” në fshatin Gorancë.

Ky takim është realizuar me rastin e pensionimit të Abdylxhelil Kaloshi, dhe për të falëndeuar për kontributin e tij shumëvjçarë në arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve të fshatit Gorancë.

Kryetari i komunës Rufki Suma, Nënkryetari i komunës Menduh Vlashi, Drejtori i DKA-së Irfan Qajani dhe Faruk Berisha Drejtori i SHFMU ”Veli Ballazhi”, i uruan shëndet dhe jetë të gjatë veteranit të arsimit Abdylxhelil Kaloshi i cili u nderua me ”Mirënjohje” nga komuna e Hanit të Elezit.

Fatkeqësisht përkundër vullnetit nga Komuna e Hanit të Elezit që të zbatojë obligimin nga Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë dhe SBASHK-ut nga kontrata kolektive për pagesën e tri pagave për punëtorët e arsimit që dalin në pension, sipas MAP-së kjo nuk mundë të realizohet me arsyetimin se kontrata kolektive ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës./InfoKomuna/