Hapet ekspozita “Bashkëjetesa ndërfetare-vlerë e trashëgimisë”

Postuar: 11:33 / 03.09.2017

Sot hapet ekspozita “Bashkëjetesa ndërfetare - vlerë e trashëgimisë”, i cili për tri ditë do të jetë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Në ditën e parë programi artistik do të fillojë me valle tradicionale të interpretuara nga AEK “Katarina Josipi” nga Zymi.

Qëllimi i këtij manifestimi ekspozite është promovimi i trashëgimisë dhe vlerave kulturore shqiptare.