"Dita e shkopit të bardhë", shënohet edhe në Istog

IstogPostuar: 16:44 / 18.10.2016

Me rastin e ditës ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, Shoqata e të Verbërve në Istog ka organizuar një marshim për ta shënuar këtë ditë ku u priten nga Kryetari i Komunës Haki Rugova, drejtoresha e Administratës Edona Bujupi Loxha, drejtori i drejtorisë për Arsim, Kulturë,Rini dhe Sport Agim Haxhiu si dhe koordinatorja e zyrës për të Drejtat e Njeriut Sanije Mavraj.

Kryetari Haki Rugova duke i uruar për ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë ju premtoj përkrahje edhe në të ardhmen nga Komuna e Istogut. Ne gjithmonë ju kemi qëndruar pranë me mundësitë që i kemi, mirëpo ne ju premtojmë dhe ju sigurojmë se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen për ju brenda mundësive buxhetore qe ka komuna e Istogut, tha ndër të tjera kryetari Haki Rugova.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Verbërve në Istog Esat Shabanaj ka falënderuar Kryetarin Rugova dhe stafin e tij për përkrahjen që po i jep komunitetit të tyre.

Bashkëpunimi ynë më Komunën e Istogut është shumë i mirë , dhe ju jeni ndër institucionet e vetme që na ka përkrahur e mbështetur në vazhdimësi dhe ne shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen,u shpreh Shabanaj./InfoKomuna/

Komente: 0 Shtatë propozime për çmimin “Azem Shkreli” 13:46 / 23.01.2018 Shtatë propozime për çmimin kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli”, i janë adresuar Ministrisë së Kulturës në konkursin që sivjet, për dallim prej viteve të kaluara - kur nominimet është dashur të bëhen vetëm nga ndonjë...