Nesër premiera e “Terminator Genisys”

JunikPostuar: 12:59 / 02.07.2015

Premiera e filmit do të shfaqet me 2 korrik në ora 22:00.

Së shpejti në Kinemanë ABC, do të shfaqet Premiera Botërore e Filmit ‘’ Terminator Genisys’’.

Me regji të Alan Taylor, e në rolet kryesore Arnold Schwarzenegger, Emilia Clarke, Jai Courtney, Jason Clarke, Matt Smith, Byung- Hun Lee e JK Simmons.

Në këtë film botëror do të shtjellohet tema kur Xhon Konori, drejtuesi i rezistencës njerëzore, dërgon oficerin Kajl Ris prapa në vitin 1984 për ta mbrojtur Sara Konorin dhe për ta shpëtuar të ardhmen, ndodh një gjë e papritur. Aty, oficeri Ris ndodhet në një të kaluar të panjohur, ku takohet me aletë të papritur si Mbrojtësi. Ai po ashtu ballafaqohet edhe me armiq të rinj. Detyra e tij bëhet e rrezikshme: Ta rirregullojë të ardhmen, bënë të ditur KinoABC, transmeton Klan Kosova.

Premiera e filmit do të shfaqet me 2 korrik në ora 22:00.