Ka vdekur regjisori dhe aktori Nuhi Matoshi

Postuar: 11:02 / 14.02.2018

Ka vdekur në moshën 71 vjeçare, ish-regjisori i Radiotelevizionit të Prishtinës, Nuhi Matoshi.

Për të nderuar jetën dhe veprën e regjisorit të njohur gjilanas, komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative.

“Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, organizon të mërkurën mbledhje komemorative në ora 11:00, në teatrin e qytetit!”, bëhet e ditur në njoftimin e komunës së Gjilanit.

Matoshi ishte lindur më 30 maj të vitit 1946 dhe ishte i njohur si aktor, regjisor dhe dramaturg./ KultPlus.com/

Komente: 0 Dua Lipa s’ka pasur ftesë zyrtare për Ditën e Pavarësisë 10:01 / 21.02.2018 Dua Lipa nuk ka pasur ftesë zyrtare nga institucionet e vendit që të performojë në Prishtinë në Ditën e Pavarësisë. E për më tepër, as që është biseduar për ndonjë kosto që ajo t’i përgjigjej ftesës.
Komente: 0 Dua Lipa, koncert në Prishtinë më 10 gusht 15:35 / 23.02.2018 Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar listën e koncerteve të verës dhe në mesin e qyteteve botërore në të cilat do të performojë është edhe Prishtina.