“Babai”, u dha premierë në Festivalin e Filmit në Munih

KaçanikPostuar: 13:18 / 02.07.2015

Aktorë të filmit “Babai”, bashkë me regjisorin, Visar Morina kanë marrë pjesë në premierën botërore të filmit të metrazhit të gjatë “Babai”

Aktorë të filmit “Babai”, bashkë me regjisorin, Visar Morina kanë marrë pjesë në premierën botërore të filmit të metrazhit të gjatë “Babai”

Filmit “Babai” është dhënë në mbrëmjen e së dielës në Munih të Gjermanisë.

Astrit Kabashi, Adriana Matoshi, Val Maloku e regjisori, Visar Morina, të shoqëruar edhe nga drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku ishin prezent në këtë festival, të cilët kanë përcjellë nga afër emocionet e filmit “Babai”.

Filmi “Babai”, është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga një produksion gjerman, duke përfshirë edhe kooproduksione të Francës dhe Maqedonisë.

Babai\" e shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.