Kaçaniku mirëpret mërgimtarët me aktivitete të ndryshme

KaçanikPostuar: 12:34 / 20.07.2017

Me moton “Ti je pjesë e atdheut” nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, komuna në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “ Kaçaniku”, organizon një mori aktivitetesh për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë.

Fillimisht do të organizohet takim i mërgimtarëve me Kryetarin e Komunës, për të vazhduar më pas me një piknik ditor, që do të përfshijë shumë aktivitete kulturore e sportive.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, tha se të gjitha këto aktivitete janë duke u organizuar për të mirëpritur mërgimtarët dhe për të ndjerë ata vetën më afër vendlindjes së tyre.

Agjenda:

Takim i bashkatdhetarëve me Kryetarin e Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe stafin përcjellës

27 Korrik 2017 E Enjte
Ora 11:00
Vendi objekti komunal- Salla e Kuvendit
Piknik në Shtrazë

29 Korrik 2017 ( E shtunë)
Ora: 11:00

Vendi Shkolla Fillore e fshatit Shtrazë ( Aktivitetet: Fjalë rasti, Program kulturo artistik- Muzikë popullore, muzikë folklorike dhe muzikë argëtuese si dhe aktivitete sportive.
/InfoKomuna/

PrizrenKomente: 0 Rrënimi i shtëpisë së shekullit XIX në Prizren përplas institucionet 11:26 / 19.10.2018 Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, të enjten, përmes një reagimi ka vlerësuar se gjatë rrënimit të shtëpisë së familjes Bylbyli në rrugën “Bajrakli” ka pasur shkelje ligjore. Njëkohësisht kjo qendër ka kërkuar që të...
Komente: 0 Strategjia për kulturë që mungon tash gati 20 vjet sërish në agjendë 11:22 / 19.10.2018 Ministria e Kulturës i është rikthyer nismës për hartimin e strategjisë për kulturë. Për këtë dokument flitet tash e 18 vjet, por asnjëherë nuk është finalizuar. Janë krijuar disa grupe punuese të cilat kanë zhvilluar disa takime, por me kaq ka përfunduar...